Balla nga Strasburgu: Reforma zgjedhore do vazhdojë në shtator

by Nexhat

Ministri i Shtetit, Taulant Balla tha në mbledhjen e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, se qeveria dhe opozita kanë bërë hapa të përbashkëta të rëndësishme në drejtim të reformës zgjedhore.

Balla ritheksoi nevojën që të nisë menjëherë në shtator puna për reformën zgjedhore

banner

“Dhe sigurisht, në reformën e ardhshme ka diçka për të cilën patjetër duhet të biem dakord.Ndaj duhet të parashikojmë në Kodin Zgjedhor mënyrën se si zgjidhen anëtarët e Parlamentit Evropian.

Pra, në thelb, kemi diçka për të cilën mund të biem dakord. Gjithashtu, një tjetër çështje që duket se gjen mbështetje të gjerë është fakti se duhet të ecim përpara me depolitizimin e komisioneve zgjedhore në nivelin e dytë dhe të tretë. Prandaj, mendoj se, për të ritheksuar atë që u tha nga një prej kolegëve tanë, që duke nisur nga shtatori ne gjithmonë veprojmë njësoj, çdo shtator, sapo nis legjislatura e re, ne e ndërmarrim; por këtë herë duhet ta bëjmë patjetër. Dhe sigurisht, me konsensus. Ashtu siç gjithmonë kërkohet për reformën zgjedhore”, u shpreh ai.

Balla përmendi në veçanti miratimin e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

“Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit ishte një hap i rëndësishëm i ndërmarrë së bashku me opozitën”, tha Balla, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes palëve ka sjellë përparim të prekshëm në reformimin e sistemit zgjedhor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy