Besnik Bislimi intervistohet sot nga Prokuroria Speciale rreth hetimeve në Ministrinë e Bujqësisë

by informim peje

Zëvendëskryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për të dhënë një deklaratë në kuadër të hetimeve që lidhen me procesin e dhënies me qira të një fabrike për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Ky rast është pjesë e një hetimi të zgjeruar që po zhvillohet nga Prokuroria Speciale dhe që përfshin procedura administrative dhe marrëveshje të realizuara brenda Ministrisë së Bujqësisë, institucion që aktualisht drejtohet nga ministri në detyrë Faton Peci.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy