15
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka dalë nga intervistimi në Prokurorinë Speciale për rastin e dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.
Ai nuk ka folur para gazetarëve.
Policia në fund të majit ka kryer bastisje në disa lokacione, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë. Aksioni u ndërmor pasi ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci dyshohet se pa ankand publik, ia ka dhënë kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore.