Skuadra kampione e Kosovës, Drita, tashmë e ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në rrethin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Nëse arrin ta eliminojë skuadrën nga Luksemburgu, Differdange 03, Drita do të përballet me gjigantin danez, Copenhagen, në fazën pasuese të garës
Kjo do të jetë një sfidë tepër e vështirë për gjilanasit, por gjithashtu një mundësi e madhe për të treguar veten në skenën evropiane.

Për të arritur deri tek përballja me Copenhagenin, Drita fillimisht duhet të kalojë pengesën e parë, Differdangen, në rrethin e parë të kualifikimeve.
Ndeshjet e këtij rrethi do të luhen në fillim të muajit korrik, ndërsa rrethi i dytë është planifikuar për më vonë gjatë verës.