Emri i Ibrahim Rugovës përjetësohet në Budapest: Presidentja Osmani inauguron pjesën e bibliotekës ‘Ervin Szabó’ në nder të arkitektit të pavarësisë

by informim peje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në inaugurimin e një pjese të bibliotekës “Ervin Szabó” në Budapest, e cila tashmë mban emrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se trashëgimia e “Atit themeltar të Republikës”, siç e cilësoi ajo Rugovën, nuk i përket vetëm Kosovës, por të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së drejtës dhe në idealin e lirisë.

banner

“Prandaj, sot në Budapest, bashkë me miq të Presidentit Rugova e miq të rinj të Kosovës, inauguruam një pjesë të bibliotekës ‘Ervin Szabó’ me emrin e Presidentit historik, si shenjë e përhershme kujtese për vizionin e arkitektit të pavarësisë, i cili me përkushtim i udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka theksuar Osmani.

Inaugurimi i kësaj pjese të bibliotekës në kryeqytetin hungarez vjen si një tjetër akt nderimi për presidentin e parë të Kosovës, i cili për vite me radhë ishte figurë qendrore e rezistencës paqësore të popullit të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy