Erdogan e sulmon ashpër Netanyahun për sulmin ndaj Iranit: “Turqia po përgatitet për çdo skenar”

by Nexhat

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka folur sot për luftën që po vazhdon në mes të Izraelit dhe Iranit. Kreu i shtetit turk ka sulmuar presidentin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se “e ka tejkaluar Hitlerin në kryerjen e krimit dhe gjenocidit”.

“Netanyahu e ka tejkaluar tashmë tiranin Hitler në kryerjen e krimit të gjenocidit. Shpresojmë që ai të mos ketë të njëjtin fat.”, ka thënë presidenti turk, .

banner

Erdogan ka kritikuar edhe disa prej shteteve, që sipas Erdogani e “mbështesin banditizmin”.

“Përballë agresionit që po zhvillohet para syve të njerëzimit, OKB-ja, institucionet ndërkombëtare dhe shumë shtete heshtin, ndërsa disa madje e mbështesin këtë banditizëm”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, Erdogan ka thënë se Turqia vazhdon të bëjë përgatitje për “çdo fatkeqësie dhe skenari të mundshëm” që mund të rrjedh nga konflikti në mes të Izraelit dhe Iranit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy