Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, Hasani: Tre mbërrijnë në Tiranë

by Nexhat

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka dhënë një përditësim mbi rastin e 5 shqiptarëve të cilët janë nisur nga Izraeli drejt Shqipërisë.

Hasani nënvizon se është ndjekur me kujdes dhe vëmendje çdo hap për kthimin e sigurt të tyre.

banner

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook Hasani ka thënë se tre prej shqiptarëve janë kthyer në Tiranë, një tjetër pritet të mbërrijë sot, ndërsa shqiptari i pestë do të qëndrojë në Greqi.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë. 3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë. Njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri, ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj“, shkruan Igli Hasani. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy