Grenell apo një emisar tjetër do t’i shpërvjel mëngët, profesori amerikan flet se si do të dukej rikthimi i SHBA në dialogun Kosovë-Serbi

by Nexhat

Profesori amerikan, Charles Kupchan, ka folur për paralajmërimin e presidentit amerikan, Donald Trump, se do t’i rikthehet përsëri çështjes së dialogut Kosovë-Serbi “për ta rregulluar atë”.

Kupchan ka thënë se ky rikthim i SHBA-së mund të bëhet përmes një emisari special, duke përmendur emrin e Richard Grenell apo edhe dikush tjetër, që do të shpërvjel mëngët për t’u rikthyer në rajon dhe për t’u marrë me Kosovën dhe Serbinë.

banner

“Riangazhimi [do të pasqyrohej] me emërimin e Richard Grenellit apo ndonjë përfaqësuesi tjetër special, i cili ose e cila do t’i shpërvilte mëngët dhe do të shkonte në rajon, do të takohej me udhëheqësit atje dhe do të përpiqej t’i shtynte të dyja vendet në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes [drejt normalizimit të marrëdhënieve]”, ka deklaruar Kupchan.

“Viteve të fundit, zbatimi ka ngecur thuajse plotësisht. Për këtë arsye, mendoj se do të nevojitet një angazhim i ri nga SHBA-ja dhe presion i ri nga SHBA-ja, në bashkëpunim me BE-në, për të rifilluar dialogun”, ka shtuar ai për Radio Evropa e Lirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy