Haziri: Kurti ka përdorur gjuhë denigruese ndaj LDK-së, bashkëpunimi krijohet mbi bazën e mirëbesimit për interesa shtetërore, jo personale e partiake

by Nexhat

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se të gjitha partitë politike po e shohin LDK-në si parti favorizuese për bashkëpunim për qeverisje përfshirë edhe insistimin e LVV-së për koalicion, por sipas tij, bashkëpunimi duhet të krijohet mbi bazën e një mirëbesimi për interesa të shtetit dhe jo për interesa personale e partiake.

Në një intervistë për rtv21 Haziri tha se LVV-ja dhe Albin Kurti ka përdorur gjuhë denigruese ndaj LDK-së.

banner

‘’Kurti po e sheh LDK-në si partner, por kush nuk po e sheh LDK-në si partner të mundshëm në Kosovë, të gjithë duan të punojnë me ne sepse ne kemi kapacitete, kemi lojalitet dhe jemi aset i kësaj republike. Ne e dimë rolin tonë, por bashkëpunimi nuk është akt që mundet me ndodh brenda natës. Kur nuk kam nevojë politike për ju të denigron, të nënvlerëson, të targeton deri të ofendon dhe të lëndon dhe në momentin që situata ndërron dhe ke nevojë që me u ulë dhe me ndërtu agjendën politike të përbashkët dhe partneritet i gjen krejt të mirat që ajo parti i ka në vete prapvinë historik edhe kapacitetet njerëzore sot aktuale politike njerëzore për të quar Kosovën në një nivel tjetër, me ne Kosova shkon në një nivel tjetër. Për të ardhur deri tek një bashkëpunim, bashkëpunimi është mirëbesim”, tha Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Albin Kuritn dhe bashkëpartiakët e tij se po veprojnë me dy standarde duke mbajtur postin e deputetit dhe atë të kryeministrit dhe ministrave. Sipas tij, problemet politike nuk mund t’i zgjidh as Gjykata Kushtetuese.

‘’Partia e parë nuk  po arrin me ndërtu një marrëveshje politike në Kuvend i cili siguron një shumicë për të funsksionalizuar Kuvendin dhe mandej me hy në ndërtimin apo legjitimimin e Qeverisë. Nuk mund të trajtohen procedurale çështjet e tilla, nuk mund procedura me zgjidh problemet politike, nuk mund as Gjykata Kushtetuese me i zgjidh vendimet politike. Ajo ndihmon me udhërrëfyes me vendime me akte të caktuara dhe rekomandime apo sugjerime, por politikanët duhet t’i marrin përgjegjësitë e veta dhe duhet t’i zbatojnë ato karshi përgjegjësisë që e kanë me qytetarin, ndaj shtetit, ndaj republikës dhe kjo është që partia e parë duhet ta menaxhoj suksesin e 9 shkurtit për veten e saj. LDK-ja dhe askush tjetër prej partive nuk po e diskutojmë të drejtën e fitume të çështjes së propozimit të kandidatit për kryeparlamentar, por propozimi nuk është i mjaftueshëm duhet të punohet me zgjedh atë. Albin Kurti dhe bashkëpartiakët e tij nuk munden me u sjellë edhe pas tre muajve me dy standarde edhe procedural edhe politik, edhe deputet edhe ministra. Duhet me marrë përgjegjësi të plotë duke punuar 24 orë 7 ditë sepse ka mundësi me mbërri marrëveshje, ka mundësi me u arrit qëllimi nëse ka qëllim me funksionalizu Kuvendin edhe me legjitimu Qeverinë e re”, u shpreh Haziri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy