IKSHPK apelon për kujdes nga gjarpërinjtë – Jep rekomandime se si të veprohet në rast të kafshimit

by Nexhat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar dhe të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve, duke qëndruar të sigurt gjatë kohës në natyrë.

Nga IKSHPK është bërë e ditur edhe për hapat që duhet ndërmarr në rast të kafshimet ku theksohet se personat e kafshuar duhet të qëndrojnë të qetë dhe mos të lëvizin shumë; Të mbajnë gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës; Të thërrasin urgjencën (194), policinë (192) ose të shkojnë menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore.

banner

Po ashtu, nga IKSHPK është apeluar për kujdes që personat e kafshuar të mos e prekin apo presin vendin e kafshimit; Të mos e thithin apo ndrydhin helmin nga vendi i kafshimit; Dhe të mos i vendosin rrip apo çfarëdo lloj lidhëse plagës së kafshimit.

Postimi:

MBROHUNI NGA KAFSHIMET E GJARPËRINJVE!

Qëndroni të sigurtë gjatë kohës sa shijoni natyrën!

KU NDODHEN GJARPËRINJTË?

  • Në vende të thata dhe shkëmbore
  • Në pyje, në degë të drunjve, nën gurë, grumbuj drunjëve, apo rrënoja të vjetra
  • Pranë lumenjve, pusetave të ujit, liqeneve ose tokave bujqësore

KUR JANË AKTIVË?

  • Nga muaji maj deri në shtator, sidomos në ditë të nxehta
  • Rrinë gjatë të kamufluar/fshehur mirë duke pritur gjahun e tyre
  • Njeriu nuk është cak i kafshimit të gjarpërit, por nësë shkelet padashje ose ngacmohet, atëhere gjarpëri sulmon njeriun!

SI TË MBROHEMI:

✅ VISHUNI SI DUHET

  • Veshje të gjata dhe çizme kur ecni në natyrë
  • Përdorni shkop për të kontrolluar shkurret apo gurët para se të hidhni hapin

✅ ECNI ME KUJDES

  • Shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara
  • Mbani oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër – hiqni gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret ku gjarpërinjtë mund të strehohen

✅ NË MBRËMJE

  • Përdorni dritë dore gjatë natës në vende të errëta ose në natyrë

KUJDES:

❌ Mos u afroni dhe mos u përpiqni të ngacmoni apo vrisni gjarpërinjtë

❌ Mos fusni duart në vrima (në tokë apo në drunj të gjatë), nën gurë apo në shkurre

❌ Mos ecni zbathur në natyrë

NËSE JU KAFSHON GJARPËRI:

  1. Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë
  2. Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës
  3. Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore

KUJDES:

❌ Mos e prekni apo preni vendin e kafshimit

❌ Mos e thithni apo ndrydhni helmin nga vendi i kafshimit

❌ Mos i vendosni rrip apo çfarëdo lloj lidhëse plagës së kafshimit

🧠 Kujdes! Shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, por kafshimi nga NEPËRKAT (gjarpërit më helmues në Evropë) mund të jetë i rrezikshëm pa trajtim!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy