Juventusi mysafirë të Donald Trump – presidenti u flet për shumë gjëra jashtë sportit

by Nexhat

Skuadra e Juventusit ka bërë bujë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për përgatitjet e saj për debutimin në Kampionat Botëror për Klube, por edhe për një vizitë të pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Pamjet nga takimi, ku Trump shihet teksa flet për çështje të ndjeshme si lufta në Iran, me lojtarët e Juventusit të rreshtuar pas tij, janë bërë virale në rrjet.

banner

Bianconerët ndodhen në SHBA për ndeshjen e parë të grupit në këtë turne, që do ta luajnë kundër Al-Ain në Washington mes natës së 18 dhe 19 qershorit.

Në takim morën pjesë edhe figura të njohura si trajneri Igor Tudor, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, drejtori i Exor, John Elkann, si dhe zyrtarë të lartë të Juventusit si Maurizio Scanavino, Giorgio Chiellini dhe Damien Comolli, drejtori i përgjithshëm i sapoardhur në klub.

Trump filloi fjalën e tij duke prezantuar Elkannin: “Mendoj se të gjithë e njihni, është një njeri që ka bërë një punë të jashtëzakonshme në industrinë e automobilave”.

Ai më pas iu drejtua Infantinos për ndeshjen ndaj Al-Ain: “Stadiumi është shitur plotësisht, apo jo?”.

Ish-presidenti gjithashtu shtrëngoi duart me futbollistët amerikanë të Juventusit, Weston McKennie dhe Timothy Weah, dhe e pyeti sërish Elkannin:“Kundër kujt po luani? Oh, ata shpenzojnë shumë para, apo jo?”.

Përgjigja e Elkann ishte e shkurtër dhe e qartë: “Po, këtu janë ekipet më të mira në botë”.

Në një tjetër moment që mori shumë vëmendje, Trump u ndal edhe te trajnerët dhe lojtarët duke ju treguar gjëra për emigracionin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy