Kabashi-Muçaj iu përgjigjet spekulimeve: Asnjë votë jashtë vullnetit të LDK-së

by informim peje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Prof. Dr. Serbeze Kabashi-Muçaj, ka reaguar publikisht pas raportimeve në media që e lidhnin me një takim të mundshëm me kryeministrin në largim Albin Kurti.

Përmes një deklarate të publikuar në profilin e saj zyrtar në Facebook, Kabashi-Muçaj ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje apo kontakt me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se qëndrimi i saj politik mbetet i pandryshuar.

banner

“Nuk kam dhe nuk do të ushtroj asnjëherë votë individuale për ndonjë parti politike jashtë vullnetit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkruan ndër të tjera deputetja, duke e bërë të qartë se çdo vendim i saj do të jetë në përputhje të plotë me qëndrimet e LDK-së.

Ajo ka hedhur poshtë zërat për ndonjë devijim nga linja partiake, duke theksuar se vendimmarrja e saj është e bazuar në unitetin dhe koordinimin me strukturat e partisë dhe grupit parlamentar.

Në postimin e saj, Kabashi-Muçaj ka nënvizuar se nuk do të bëhet pjesë e asnjë koalicioni apo marrëveshjeje të mundshme pa miratimin dhe dakordimin e LDK-së.

“Jam e vendosur që të përfaqësoj me integritet dhe përgjegjësi besimin që më kanë dhënë qytetarët, dhe kurrë nuk do të veproj në kundërshtim me këtë besim”, përfundon ajo në deklaratën e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy