Khamenei paralajmëron SHBA-në: Çdo ndërhyrje ushtarake do të sjellë dëme të pakthyeshme

by Nexhat

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, i është drejtuar popullit Iranian duke thënë se qëndrojnë të bashkuar kundër çdo lufte apo paqeje të imponuar.

Sipas agjencisë shtetëtore të lajmeve iraniane, Khamenei, referuar deklaratave dhe kërcënimeve të presidentit amerikan Donal Trump, ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e amerikanëve do të përballet pa dyshim me dëme të pakthyeshme,” transmeton Express.

banner

Ai tutje ka shtuar se, “SHBA-ja duhet ta dijë se Irani nuk do të dorëzohet dhe çdo sulm amerikan do të ketë pasoja serioze dhe të pakthyeshme,” transmeton Express.

Kujtojmë se më herët, edhe ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Ali Bahreini, gjatë një konference për shtyp, tha se vendi do të përgjigjet me forcë ndaj çdo agresioni, ndaj çdo pale.

“Ne do të përgjigjemi me forcë dhe do të ndalojmë çdo agresion nga çfarëdo pale, qoftë Izraeli apo Shtetet e Bashkuara. Ne i kemi dërguar një mesazh të qartë Shteteve të Bashkuara se do të përgjigjemi shumë prerë dhe do të ndalojmë çdo agresion nga kushdo – përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara,” është shpprehur ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy