13
Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë edhe kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Korçës.
PD kishte dorëzuar një ankesë lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, duke pretenduar përpjekje për manipulim të votave, përfshirë edhe ato të ardhura nga Diaspora
Më herët gjatë ditës, Kolegji ka rrëzuar gjithashtu kërkesat e Partisë Demokratike për qarqet Lezhë, Gjirokastër dhe Kukës, duke mos pranuar pretendimet e ngritura për parregullsi në procesin zgjedhor