Kurti në drekë pune me ambasadorë, asnjë i QUINTit: Diskutim për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve

by engel

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një drekë pune me pesë përfaqësues diplomatikë të vendeve partnere, me fokus te zhvillimet politike të brendshme dhe mbështetja ndërkombëtare për Kosovën.

Takimi u mbajt me ftesë të ambasadorit të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, dhe përfshiu edhe Ambasadorin e Suedisë, Jonas ëesterlund, Ambasadoren e Holandës, Karin Boven, Ambasadorin e Belgjikës, Grégoire Cuvelier, si dhe Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut, Eric Dietz.

banner

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua për “zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë, si dhe tema të tjera me interes në kuadër të komunikimeve dhe shkëmbimeve të rregullta ndërmjet Qeverisë dhe shteteve partnere”.

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre vendeve ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset integruese drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s, duke e cilësuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë si thelbësor për zhvillimin demokratik dhe stabilitetin në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy