Situata mes Iranit dhe Izraelit ka hyrë në një fazë të re dhe tejet të rrezikshme, teksa nga e premtja Irani ka lëshuar mbi 400 raketa dhe qindra dronë drejt territorit izraelit, sipas Zyrës së Kryeministrit Benjamin Netanyahu, raporton BBC.
Sulmet kanë prekur rreth 40 zona të ndryshme në Izrael, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz. Deri tani, 24 persona janë konfirmuar të vdekur, më shumë se 800 janë plagosur, ndërsa mbi 3,800 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie.
Autoriteti Tatimor i Izraelit ka pranuar afro 19,000 kërkesa për kompensim, që lidhen me dëmet nga sulmet ajrore – një shifër që reflekton shkallën e gjerë të dëmtimeve në infrastrukturë, pronë private dhe biznese.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë raportuar për të paktën 224 të vdekur në territorin e tyre që nga e premtja.

