Opozita izraelite i bën thirrje Trumpit të bashkohet në luftë kundër Iranit

by Nexhat

Duke qëndruar në një vend të goditur nga një raketë iraniane në qytetin qendror izraelit Herzliya, Kreu i Opozitës së Izraelit, Yair Lapid, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump të bashkohet me fushatën ushtarake të Izraelit kundër Iranit, raporton The Times of Israel,

“Kam besim se presidenti Trump do të veprojë drejt për Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, si gjatë bisedave me zyrtarë ndërkombëtarë, ashtu edhe në mediat ndërkombëtare, vazhdoj të përsëris se Shtetet e Bashkuara duhet të bashkohen me këtë fushatë,” është shprehur ai, ndërsa qëndronte përpara një autobusi të djegur dhe shkatërruar gjatë bombardimeve të djeshme.

banner

Kujtojmë se Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit ushtarak me Izraelin kundër Iranit. Ai ka zhvilluar një takim të martën me ekipin e tij të sigurisë kombëtare që zgjati gati 90 minuta. Ndërsa, dihet se një objektiv i mundshëm për SHBA-në është objekti bërthamor Fordo i Iranit, i cili ndodhet thellë nën tokë dhe vetëm amerikanët kanë një bombë që është e aftë ta shkatërrojë atë.

Ndërkohë, këshilltarët e Trump janë të ndarë për këtë hap, për të cilin ekspertët thonë se do ta “ndryshonte krejtësisht” konfliktin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy