“Organizojmë zgjedhje vetëm kur shpallen nga presidentja” – KQZ nuk e diskuton çështjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

by informim peje

KQZ tha se në dy javët e para të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që mbahen me 12 tetor s’ka asnjë koalicion të paraqitur për regjistrim. Bëhet me dije se një subjekt politik aktualisht ka heq dorë nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se mënyra e votimit për zgjedhjet lokale nuk ka ndryshuar, nga hera e kaluar, përveç në rastin e votimit jashtë Kosovës.

banner

“Sipas Ligji për zgjedhje të përgjithshme votimi jashtë vendit organizohet vetëm përmes postës, pasi votimi nëpër përfaqësi diplomatike nuk organizohet për zgjedhjet lokale dhe në bazë të rregullores nga ana e KQZ-së të gjithë votuesit që janë regjistruar me sukses do të ju dërgohet pako me flet votime nga ana e KQZ-së. Ky është një dallim sepse në procese të kaluara zgjedhore një shtetas ka mundur të shkarkojë nga webfaqja fletvotimit ndërsa në këto zgjedhje KQZ-ja do ta dërgojë në adresë të votuesit ”, tha Elezi.

Presidentja Osmani ka caktuar 12 tetorin datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale, pas konsultave me partitë politike, Këto të fundit kanë nisur t’i caktojnë kandidatët e tyre për kryetarë të Komunave dhe sipas vlerësimeve të para në shumicën e Komunave, kryetarët aktualë do të jenë kandidatë edhe për një mandat tjetër. Disa nga partitë kanë vendosur që të zëvendësojnë kandidatët e tyre në disa komuna n përpjekje për të përfituar më shumë vota.

Në anën tjetër, janë bërë 5 muaj që nga përfundimi i procesit zgjedhor për Kuvendin e Kosovës, proces ky që u vlerësua me probleme kryesisht teknike. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se KQZ-ja ka analizuar sfidat që ka pasur në zgjedhjet nacionale dhe siç tha synon t’i evitojë ato. Elezi iu përgjigj edhe deklaratave se zgjedhjet lokale mund të organizohen së bashku me zgjedhjet jashtëzakonshme parlamentare. Sipas Elezit, përgjegjësia për shpalljen e zgjedhjeve bie mbi presidenten e Kosovës.

“Zhvillimet politike KQZ nuk i komenton dhe sa i takon KQZ-së ne organizojmë një proces zgjedhor pasi ai të jetë shpallur nga institucioni përkatës siç është presidenti.”, tha Elezi

Deputetë të LVV-së, në pamundësi të konstituimit të Kuvendit kanë paralajmëruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mund të organizohen së bashku me ato lokale në tetor të këtij viti. Pohimeve të tyre i janë kundërvënë edhe ish-opozita por edhe organizatat jo qeveritare që mbikëqyrin punën e Kuvendit duke e cilësuar këtë si të pa realizueshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy