Presidentja Osmani takon Kryeparlamentarin hungarez në Budapest: “Kapituj të rinj bashkëpunimi mes Kosovës dhe Hungarisë”

by informim peje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Kuvendit të Hungarisë, László Kövér, gjatë vizitës së saj në Budapest, ku u diskutua zgjerimi i bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve.

Në një postim në Facebook, ku ndau edhe disa fotografi nga takimi, Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe Hungarisë.

banner

“Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë,” ka shkruar Presidentja Osmani.

Gjatë takimit, është theksuar domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, parlamentar dhe në fushën e arsimit dhe shkëmbimeve kulturore. Po ashtu, Osmani ka vlerësuar përkrahjen që Hungaria ka dhënë për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy