Qyteti i Prizrenit ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën për t’u shpallur “Qytet Evropian i Sportit” për vitin 2026.
Gazetari korrespondent Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7”, në Klan Kosova, tregoi se një delegacion nga ACES Europe – Komisioni Evropian për Vlerësimin e Qyteteve të Sportit, ndodhet aktualisht në Prizren për të vlerësuar infrastrukturën sportive dhe angazhimin qytetar në sport.
Delegacioni, i përbërë nga disa anëtarë ndërkombëtarë, ka inspektuar disa prej objekteve sportive në qytet dhe ka zhvilluar takime me drejtues lokalë dhe përfaqësues të klubeve sportive.