Rohde tregon se si ishin gati t’i heqin masat: Pati veprime të pakoordinuara në veri, disa vende thanë ‘të presim edhe pak’

by informim peje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka theksuar se shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë për heqje të masave, por duke udhëzuar Qeverinë që mos të ketë veprime të pakoordinuara në veri.

Rohde në një intervistë në “RTK”, tha se shtetet ishin gati edhe vitin e kaluar.

banner

Megjithatë siç ka theksuar ai, pati disa veprime të pakoordinuara në veri të vendit dhe disa prej shteteve anëtare më pas thanë “të presim edhe pak”.

“Shiko, BE-ja, shumica e shteteve anëtareve janë për heqje të menjëhershme. Vitin e kaluar pati disa veprime të pakooridinuar në veri dhe disa vende thanë “Të presim edhe pak”. Do të mund të ishin hequr shumë më parë. Kemi parë vendimin, hapat e parë të heqjes së graduale, në katër vitet e fundit, kur jam takuar me palë janë ankuar që Përfaqësuesit e Lartë vijnë nga vendet mosnjohëse, tani kemi një ekip ëndrrash, kanë ardhur këtu të gjithë. Duhen dy persona për vallëzim. Kosova duhet të ndërmarrë hapatt e vet dhe most ë bëjë hapa të pakoordinuar” – tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy