Vetëvendosje zyrtarizon kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës

by engel

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor.

Lajmin e ka bërë të ditur Arben Vitia, i cili theksoi se “në mënyrë unanime, qendra e Prishtinës ka vendosur që kandidati për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje të jetë Hajrulla Çeku”.

banner

Kandidatura e Çekut është mbështetur fuqishëm edhe nga kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili e ka përshkruar atë si një njeri të “kulturës e patriot”. Sipas Kurtit, “me Hajrulla Çekun do ta bëjmë një qytet që do të hyjë në hartën e kryeqyteteve evropiane”.

Hajrulla Çeku aktualisht është Ministër i Kulturës në Qeverinë Kurti dhe ka qenë një prej figurave kyçe në fushën e zhvillimit kulturor e urban të vendit. Kjo kandidaturë shihet si përpjekje e VV-së për të forcuar kontrollin në kryeqytet, duke ofruar një profil me përvojë institucionale dhe vizion për zhvillimin e Prishtinës.

Zgjedhjet lokale pritet të sjellin një garë të fortë në kryeqytet, ku Lëvizja Vetëvendosje synon të rikthejë qeverisjen në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy