Alban Zogaj: “Kriza po ndodh për shkak të kryeneçësisë së partisë më të madhe”

by engel

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike në vend, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë institucionale të shkaktuar nga, siç tha ai, mungesa e gatishmërisë për kompromis nga partia më e madhe në vend.

Zogaj theksoi se përkundër faktit se LDK është në përgatitje për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, kriza në nivel qendror nuk duhet të shpërfillet.

banner

“Sa i përket zgjedhjeve lokale, në funksion i kemi të zgjedhjet lokale, është shpallur data e zgjedhjeve, 12 tetori do të vijë shpejt, jemi në përgatitje,” – tha ai.

Megjithatë, Zogaj theksoi se zhvillimet lokale nuk duhet ta lënë në hije realitetin politik në Kuvend dhe mungesën e funksionalitetit të institucioneve shtetërore.

“Kjo sagë që po e shohim çdo ditë, ky cirkus bie në hije kur ne tash fokusin e zhvendosim nga zgjedhjet lokale. Por në asnjë koment nuk duhet lënë anash këtë cirk që po ndodh aktualisht, dhe krejt ky cirk është si rezultat i partisë së madhe dhe kryeneçësisë së saj për të mos dalë nga kjo krizë politike. Krizë politike jemi dhe jemi në krizë të thellë,” – deklaroi deputeti i LDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy