Ayatollahu i Madh i Irakut paralajmëron kundër goditjes së udhëheqjes iraniane: Sjell kaos të përhapur

by Nexhat

Kleriku më i lartë shiit i Irakut, Ayatollahu “i Madh” Ali al-Sistani, ka paralajmëruar kundër çdo goditjeje ndaj udhëheqjes së lartë të Iranit, duke theksuar se lufta midis Iranit dhe Izraelit mund të zhysë të gjithë rajonin në kaos, ka raportuar agjencia iraniane, Irna,

“Çdo sulm ndaj udhëheqjes më të lartë të Iranit, mund të shkaktojë kaos të përhapur që do të përkeqësonte vuajtjet e popullit iranian dhe do të dëmtonte rëndë interesat e të gjithëve,” është shprehur ai.

banner

Sistani, është një figurë me ndikim në komunitetin shiit të Irakut dhe zë i respektuar në botën myslimane. Deklarata e tij vjen si sinjal ndaj fuqive rajonale dhe ndërkombëtare që çdo tentativë për të dobësuar apo rrëzuar udhëheqjen iraniane me mjete ushtarake, mund të çojë në destabilizim të gjerë në Lindjen e Mesme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy