Dështoi edhe vazhdimi i 34-të i seancës konstituive – opozita bojkoton krijimin e komisionit zgjedhor

by engel

Dështoi për të 34-ën herë me radhë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thelluar më tej krizën institucionale që po e paralizon vendin.

Sipas skenarit tashmë të përsëritur, Lëvizja Vetëvendosje përsëri propozoi krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë të kryesisë së Kuvendit. Megjithatë, propozimi i radhës u bojkotua nga partitë opozitare, të cilat nuk pranuan të bëjnë emërimet e tyre për përbërjen e këtij komisioni.

banner

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe që të paraqesin kandidatët e tyre për përfaqësim në komisionin ad-hoc, por kërkesa e tij nuk gjeti përgjigje pozitive.

Në mungesë të konsensusit, në sallë morën pjesë vetëm deputetët e mazhorancës, duke rezultuar në 51 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim – votim që nuk kishte as peshë ligjore për shkak të mungesës së përfaqësimit të plotë parlamentar.

Si rezultat, Dehari ndërpreu seancën dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë më 21 qershor, në ora 10:30.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy