E ardhmja e Partey në dyshim, ngecin negociatat me Arsenalin

by Nexhat

E ardhmja e Thomas Partey te Arsenali raportohet se është e pasigurt, ndërsa kontrata e mesfushorit ganez skadon më 30 qershor 2025.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, bisedimet për rinovim kanë ngecur, duke e bërë qëndrimin e tij në “Emirates” të vështirë.

banner

Partey, i cili tek Arsenali ishte transferuar në vitin 2020 nga Atletico Madrid për 50 milionë euro, ka qenë një figurë kyçe për Mikel Artetan, duke luajtur 50 ndeshje në sezonin 2024/25, me 4 gola dhe 3 asistime.

Kontributi i tij ishte thelbësor në arritjen e vendit të dytë në Premier League dhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, pavarësisht një oferte të paraqitur 10 ditë më parë, mungesa e një marrëveshjeje – veçanërisht mbi kohëzgjatjen e kontratës, ka rritur gjasat për një largim të mundshëm në këtë verë të lojtarit gjatë kësaj verë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy