Fatmir Limaj pas takimit me Abdixhikun: “Bisedë e hapur dhe konstruktive – kemi diskutuar edhe për qeverinë e unitetit”

by engel

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar zhvillimin e një takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të cilin e ka përshkruar si një ndër më të hapurit dhe më konstruktivët në skenën politike kohët e fundit.

Limaj tha se gjatë takimit janë diskutuar gjerësisht të gjitha temat me rëndësi për vendin, përfshirë krizën politike aktuale, gjendjen ekonomike dhe zhvillimet rajonale.

banner

“Po, jam takuar, kemi biseduar të gjitha temat, kemi pasur një bisedë shterruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë,” – u shpreh Limaj.

Ai vlerësoi se takimi shënon një hap të rëndësishëm drejt afrimit të qëndrimeve mes subjekteve opozitare, duke shtuar se në shumë drejtime ekziston një këndvështrim i përbashkët për sfidat që po kalon Kosova.

“Të gjitha temat që e preokupojnë Kosovën, zhvillimet në Kosovë, prej zhvillimeve politike, ekonomike, rajonale… e rëndësishme është që në shumë drejtime kemi një këndvështrim,” – tha ai.

Një ndër temat e diskutuara në takim ishte edhe ideja për krijimin e një qeverie uniteti, për të cilën Limaj tha se do të ketë diskutime të mëtejshme.

“Po ka qenë edhe kjo temë interesante. Kemi biseduar (për qeverinë e unitetit), besoj që edhe në ditët në vijim do të takohemi,” – theksoi ai.

Ky takim ka ndodhur në një moment kur vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale dhe partitë po intensifikojnë komunikimin në kërkim të një zgjidhjeje të qëndrueshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy