Gërvalla: E ardhmja jonë është në BE

by Nexhat

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në konflikt në takimin ministror në Taormina të Italisë ka theksuar se e ardhmja evropiane nuk mund të ndërtohet mbi harresë selektive dhe standarde të dyfishta.

Sipas saj, ajo ndërtohet mbi kujtesën, drejtësinë dhe guximin për të qenë e drejtë dhe e barabartë me të gjithë.

banner

Në një postim në rrjetet sociale ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se gjatë takimit ministror në Taormina, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në konflikt, u ka rikujtuar homologëve të saj se dhuna seksuale u përdor nga Serbia si armë lufte, ndaj grave, burrave e fëmijëve, qoftë në Kosovë, qoftë në Kroaci, ashtu edhe në Bosnje.

”E ndërsa viktimat mbeten me plagë të hapura, autorët e këtyre krimeve enden të lirë në Serbi, jo vetëm të pandëshkuar, por shpesh të shpërblyer me poste e privilegje. Ndërsa, institucionet ndërkombëtare të drejtësisë vazhdojnë të heshtin, heshtje kjo që rrezikon përsëritje të historisë”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo më tej ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, por si pjesë e natyrshme e një Evrope që e njeh të kaluarën, mbron të vërtetën dhe ndërton paqe përmes drejtësisë. ”Sepse vetëm një Evropë që i qëndron besnike vlerave të saj, mund të ruajë koherencën, besimin dhe rolin e saj si faktor qëndror i drejtësisë dhe paqes në rajon dhe botë”, ka nënvizuar Gërvalla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy