KEK njofton për 360 kontrata të nënshkruara nga 540 të dërguara

by engel

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar sot se ka bërë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së obligimeve ligjore si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), duke informuar se deri tani ka dërguar mbi 540 kontrata për nënshkrim, ndërsa më shumë se 360 prej tyre tashmë janë nënshkruar me konsumatorë komercialë.

Në njoftimin zyrtar, KEK thekson se është duke punuar me përkushtim për t’i njoftuar dhe ndihmuar konsumatorët në procesin e lidhjes së kontratave të furnizimit, në përputhje me vendimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Këto kontrata përfshijnë si furnizimin në cilësinë e FMF, ashtu edhe marrëveshje komerciale për tregun e lirë të energjisë.

banner

Sipas të dhënave nga KOSTT dhe AAM, aktualisht janë 672 konsumatorë komercialë, me gjithsej 5154 pika matëse, të cilët nga 1 qershori 2025 janë duke u furnizuar me energji nga KEK si FMF.

Ky furnizim është i përkohshëm dhe mund të zgjasë maksimumi 60 ditë, gjatë të cilave konsumatorët duhet të lidhen me një furnizues të rregullt.

Gjendja e kontratave deri më 19 qershor 2025:
540+ kontrata të dërguara për nënshkrim
360+ kontrata tashmë të nënshkruara

KEK shton se procesi është dinamik dhe në ndryshim të vazhdueshëm, për shkak të interesimit në rritje nga ana e bizneseve.

Përveç kontratave në kuadër të FMF, KEK ka finalizuar 16 kontrata komerciale me konsumatorë të ndryshëm që kanë zgjedhur të furnizohen në tregun e lirë të energjisë. KEK konsideron se ky numër pritet të rritet në ditët në vijim.

Thirrje për konsumatorët
KEK fton të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë lidhur kontratat e tyre të kontaktojnë sa më shpejt për të evituar ndërprerje të furnizimit pas afatit ligjor.

📧 Email: [email protected]
📞 Telefon falas: 0800 10600

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy