Klina bëhet me ujë të pijshëm: Përfundohet projekti milionësh ku përfitojnë 10 mijë konsumatorë

by engel

Është përuruar sot në Klinë projekti madhor për furnizimin me ujë të pijshëm, një investim i shumëpritur që sjell përfitime të drejtpërdrejta për rreth 10 mijë konsumatorë të kësaj komune.

Qyteti i njohur si “qyteti i 6 lumenjve” tashmë bëhet me edhe 84 litra ujë të pijshëm në sekondë, duke i dhënë fund një sfide të kahmotshme për furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me ujë.

banner

Projekti, me vlerë mbi 1 milion euro, është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” dhe Komunës së Klinës.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë edhe kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, ministri në detyrë për Pushtet Lokal, z. Elbert Krasniqi, si dhe nikoqiri i ngjarjes, kryetari i komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj. Po ashtu, në ngjarje ishte i pranishëm edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidrodrini”, inxhinier Dri Cena.

Sipas komunikatës nga Zyra për Media e KRU “Hidrodrini”, ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët e Klinës dhe rritjes së kapaciteteve infrastrukturore për menaxhimin e burimeve ujore.

Kjo ndërhyrje strategjike jo vetëm që rrit sigurinë në furnizim me ujë, por edhe forcon zhvillimin ekonomik lokal dhe mirëqenien e komunitetit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy