Kurti është i paditur politikisht, thotë Abdixhiku

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për, siç tha ai, keqkuptimin e thellë të parimeve bazë të demokracisë parlamentare.

Në Debat Plus Abdixhiku ka thënë se në praktikën demokratike të Kosovës, barra për formimin e institucioneve i bie partisë fituese të zgjedhjeve, pavarësisht nëse ka shumicën ose jo.

banner

Vazhdon numërimi i dështimeve, 34 mbledhje pa konstituim të legjilaturës së re

Kjo parti, sipas tij, ka të drejtën kushtetuese dhe përgjegjësinë politike për të iniciuar marrëveshje për ndërtimin e institucioneve të reja.

“Tani në praktikën demokratike të Kosovës, të parit i ka rënë barra më e madhe për formimin e institucioneve, sepse mund të mos ketë shumicë por është fituesi i zgjedhjeve. Dhe si i tillë edhe me rregullin kushtetues i takon të marrë iniciativë të bëjë marrëveshje politike. Por me çka pashë sot, e kuptova se kemi një diskrepancë të madhe dhe të thellë të kuptimit të demokracisë nga kryetari i VV-së. Në pjesën që vazhdon të konsideroj, është gabim i madh për nivelin politik që duhej të kishte, për dijen politike.

Naiviteti i madh ta konsiderosh vetën që je pozitë, e të tjerët në opozitë. Sepse pozita dhe opozita krijohen në momentin që krijohet qeveria. dhe përderisa ai beson që është pozita dhe të tjerët opozita, nuk e njeh një rregull bazik dhe demokratik, rezultatin e fundi të zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku në Debat Plus në TV Dukagjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy