Miftaraj: Përfundon edhe sfilata e 34 në Kuvend, deputetët shkëlqyen

by Nexhat

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ironizuar situatën politike në vend, pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit.

Ai e ka përshkruar mbledhjen e fundit si “sfilatën e 34-të në Kuvendin e Kosovës”, duke theksuar se deputetët kanë shkëlqyer – por jo për nga puna parlamentare.

banner

“Deputetët shkëlqyen,” u shpreh Miftaraj, duke komentuar me ironi praninë e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancë. “Lëvizja Vetëvendosje qëndron stoike në qëndrimin e saj. Nga adresimet e tyre për media shihet se po ndihen mrekullueshëm, kur disa prej tyre po luajnë dy role njëkohësisht – rolin e deputetit për disa minuta çdo 48 orë dhe rolin e ministrit pjesën tjetër të ditës.”, tha ai.

Ai shtoi se pas kësaj “sfilate”, ministrat-deputetë u larguan me veturat zyrtare, të cilat i kishin lënë të ndezura gjatë gjithë kohës, pavarësisht vapës së qershorit. “Deputetët-ministra hipën në makinat zyrtare që qëndronin të ndezura në vapën verëzlluese të kësaj dite qershori,” përfundoi Miftaraj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy