Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si ai tjetri që shkarkon komandantin e Gardës

by Nexhat

Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot para gazetarëve duke sqaruar arsyet

Ai deklaroi se ishte prekur nga një gjendje virale e lehtë dhe e kalueshme, ndërsa theksoi se vepron me transparencë ndaj publikut, në kundërshtim – sipas tij – me qeverinë, që “fsheh të vërtetën” dhe “ndëshkon njerëzit gabimisht”, duke iu referuar shkarkimit të komandantit të Gardës pas një episodi spitalor të kryeministrit

banner

“Është e vërtetë, por unë jam transparent. Nuk bëj si ai tjetri që të shkarkojë Komandantin e Gardës pse infermieret nxjerrin lajmin. Unë një ditë po pata problem shëndetësor, unë njoftoj publikun. Kisha një gjendje virale e cila kaloi pa asnjë ndërlikim të veçantë. Kjo është”, tha Berisha.

Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat: Është e vërtetë, por unë jam transparent. Nuk bëj si ai tjetri që të shkarkojë Komandantin e Gardës pse infermieret nxjerrin lajmin. Unë një ditë po pata problem shëndetësor, unë njoftoj publikun. Kisha një gjendje virale e cila kaloi pa asnjë ndërlikim të veçantë. Kjo është.

Pra edhe njëherë. Dy standarde. U shkarkua Komandanti i Gardës, në fakt në transparencë është për këtë, por thelbi i shkarkimit të këtij është bota e krimit. Do ta merrni vesh shpejt.

Po bëhet një investigim.

Por ai u shkarkua pikërisht të nesërmen e disa procedurave spitalore, në të cilat nuk pati asnjë test serioz për ato që duhet të kishte

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy