Netanyahu paralajmëron hakmarrje të ashpër ndaj Iranit pas sulmit në spitalin Soroka

by engel

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar një përgjigje të fuqishme kundër Iranit, pas sulmit me raketa që goditi drejtpërdrejt spitalin Soroka në Beer Sheva, duke shkaktuar dëme serioze dhe plagosje të civilëve.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Netanyahu e cilësoi Iranin si një “regjim terrorist që po shënjestron civilët izraelitë”, duke shtuar se “tiranët e Teheranit do të paguajnë një çmim të rëndë”.

banner

Ai theksoi se sulmet iraniane janë të drejtuara jo vetëm ndaj infrastrukturës kritike mjekësore, por edhe ndaj zonave të banuara në Tel Aviv dhe Jeruzalem, ku raportohet për shpërthime dhe dëme të mëdha.

“Ky është një akt barbar dhe i paprecedentë që vë në shënjestër infrastrukturën civile dhe jetën e njerëzve të pafajshëm,” deklaroi Netanyahu.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe do të veprojë me vendosmëri për të ndaluar agresionin iranian.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy