“Nomadi i vërtetë është Albin Kurti!” – Deputetja e PDK-së godet ashpër kryeministrin në detyrë

by engel

Pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cilësoi deputetët e opozitës si “nomadë”, ka ardhur një kundërpërgjigje e ashpër dhe thumbuese nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi nuk kurseu fjalët, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë Kurtit dhe duke e akuzuar për mungesë vizioni, rrënjëve dhe përgjegjësisë politike.

banner

“Në skenën politike, veç Albin Kurti është nomad!”, shkroi Musliu-Shoshi.
“Pa vizion të qëndrueshëm, pa një adresë të përhershme për problemet e qytetarëve dhe pa asnjë përgjegjësi për dështimet e qeverisë së tij.”

Por reagimi i saj nuk u ndal me kaq. Ajo shkon më tej, duke e përshkruar Kurtin si një politikan që lëviz nga një premtim bosh te tjetri, ndërsa realiteti mbetet jashtë agjendës së tij.

“Më tragjikja: në Kosovë nuk ka as pronë, as nuk rrit fëmijë, e as varr nuk ka! Kosova ka nevojë për udhëheqje të rrënjosur në të vërtetën – jo për udhëtarë politikë që zhduken kur duhet të përgjigjen!”, përfundon ajo me tone të ashpra.

E në këtë duel fjalësh, duket se “nomadizmi politik” po bëhet fjala kyçe e ditës në skenën politike kosovare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy