Përfundon mbledhja e BDI-së: Zgjedhjet e ardhshme janë referendum, a do të mbrojmë vlerat ose do ta normalizojmë margjinalizimin

by Nexhat

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të Vogël.

Nga BDI informojnë se në mbledhje është zhvilluar një debat thelbësor, për siç e quajnë lidhur me “referendumin” që kemi përpara”, duke aluduar në zgjedhjet lokale të tetorit.

banner

“A do të mbrojmë vlerat e barazisë, dinjitetin institucional të komunitetit shqiptar dhe perspektivën evropiane, apo do të normalizojmë poshtërimin, margjinalizimin dhe izolimin”, thonë nga BDI.

“Me kujdes të madh po i përcjellim ngjarjet dhe gjitha politikat degraduese, kjo pjesë u diskutua dhe në mbledhje. Poashtu ky takim thirrur nga kryetari Ahmeti u bë si një thirrje para takimit final për takimin e BDI-së dhe me partitë e tjera”, tha për mediat nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

Nga BDI njoftuan se Kryesia vendosi njëzëri që t’i japë përkrahje të plotë kryetarit Ali Ahmeti për të “intensifikuar përpjekjet për unifikimin e të gjitha forcave progresive, si në Frontin Evropian, ashtu edhe në Frontin Kombëtar, drejtë fitores së madhe të të gjithëve”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy