Historian e studius sot kanë përpalsur fakte e argumente “pro et kontra”, nese Beteja e Kosovës e viti 1389 ka ndodhur apo jo, apo thjesht është një mit serb që është ndertuar artificialisht nga historia dhe kisha serbe si një ngjarje historike, të cilën e përdorën në luftën e tyre ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.
E arenë e ketyre ballafaqimeve u bë sot, Simpoziumi Shkencor “636 Vjetori i Betejës së Kosovës 1389” i organizuar nga Shoqata kulturore “Kufijtë e Arbërit”. Por, ajo që i ka bashkuar një zëri është se miti serb për Betejën e Kosovës, është ngjarje e falcifikuar dhe e sajuar për t’i sherbyer politikave shoveniste serbe, që sipas historianit
Prof. Lulzim Lajçi ,miti serb për betejën e Kosovës nuk kërkon vetëm përgjigje politike, por edhe shkencore e kulturore. Sipas tij, historian serb, akademik, kisha dhe politika serbe nuk paraqesin asnjë fakt serioz e të qëndrueshëm lidhur me këtë ngjarje, por të tërën e ndertojnë vetëm mbi bazën e një kenge epike.Ai ka hedhur dyshime nese kjo betejë ka ndhodhur.
Në anën tjetër Prof. Avdi Gjata, ka thekssuar se Akademia, kisha dhe politika serbe, po mundohen taa paraqesin betejen e Kosovës të viti 1389, si betejë serbe për Kosovën, për t’i legjitimuar ambiciet e tyre teritoriale ndaj Kosovës
Salih Salihu tha se beteja që ndodhi më 15 qershor 1389 në Fushë të Kosovës ishte një përballje ndërmjet princave dhe mbretërve arbëror dhe ushtrisë osmane.
Ai përmendi se koalicioni ishte i përbërë kryesisht nga prijës shqiptarë dhe se beteja u zhvillua në zemër të Arbërisë e jo siç është përvetësuar në narrativën serbe.“Beteja e Kështjellave, e Kalave në Fushë të Kosovës ndodhi më 15 qershor 1389 në territorin, hapësirën e Arbërisë, në hapësirën në mes lumenjve Sitnicë dhe lumit Llap.
Beteja ndodhi në mes koalicionit evropian e dominuar totalisht nga mbretërit arbërorë si: Gjergji II Balsha i Shkodrës, Theodor Muzaka i Beratit, Gjon Kastrioti i Lezhës-Krujës, Theodori II Jonima i Vlorës dhe mbretërit arbërorë të Dardanisë: Musa Arbanasi i Musinçës, Lazri i Rebeluari i Perlepnicës së Gjilanit të Karadakut-Moravës dhe Hashanisë, Gjon Konsanqi i Kosanicës, Milush Nikollë Kopili i Dardanisë, Tfërkoja i Mitrovicës, Vratk Stefani i Qendrës së Dardanisë dhe nëntë vëllezërit po ashtu të Qendrës së Dardanisë.
Në Betejën e Kështjellave më 15 qershor 1389 mori pjesë edhe Os Krasniqi, kryeipeshkëv i Manastirit të Lumë Kuqit – Samadrexhës dhe për këtë, pasi që mbretërit arbërorë kishin mbajtur takimin e fundit dhe kishin vendosur si të hyjnë në luftë dhe si të luftohet e keqja që po depërtonte nga Azia, po ky kryeipeshkëv i Lumëkuqit-Samadrexhës, qysh kohë më parë, kishte ftuar të gjithë popullatën që gravitonte në këtë Manastir me thënien e njohur të tij: “Ai që nuk vjen nesër të luftojë në Betejën e Kështjellave – Kalave dhe ta mbrojë nderin e Arbërit kundër të pafeve mongolo-osmanli-turq, kurrë mos i lehtë djalë, as vajzë në votër!”.
Publicisti Dibran Gashi kritikoi ashpër anashkalimin institucional dhe arsimor të Betejës së Kosovës.
Gashi theksoi se konvertimi masiv i shqiptarëve në islam gjatë sundimit osman ka krijuar një varësi mendësie ndaj trashëgimisë turko-osmane, gjë që e ka zbehur interesin institucional për këtë betejë.“Sot jemi dëshmitarë të një anashkalimi total të kësaj ngjarjeje historike, në radhë të parë nga institucionet përkatëse dhe përgjegjëse kulturore e historike dhe në radhë të dytë për trajtim mësimi në shkollat tona përmes librave të historisë. Sipas mendimit tim, janë dy arsye bazike që na ka ndodhë e po na ndodhë kjo: Aspekti i trajtimit etnik dhe ndërshtetëror. Kjo ndërlidhet me angazhimin ekstrem të Akademisë Serbe të Shkencave dhe shtetit serb, që kanë arritur ta plasojnë si një të vërtetë historike të tyren për mitin serb të Betejës së Kosovës, me devijime të mëdha të së vërtetës historike për ngjarjen e kësaj beteje, që të njihet botërisht si luftë në mes osmanëve të udhëhequr nga sulltan Murati dhe ekskluzivisht serbëve, duke anashkaluar koalicionin ballkanik, ku shumicë pjesëmarrëse ishin princat dhe mbretërit arbërorë.
Ndwrsa Shqiptar Shaljani tha se Beteja e Kosovës nuk është thjesht një ngjarje historike e shekullit XIV. Ajo është simbol i qëndresës sonë, i sakrificës dhe i përpjekjes së përhershme për të mos u shuar si popull në tokën tonë. Por fatkeqësisht, historia jonë është përdhosur, përvetësuar dhe keqinterpretuar.
“E filluan me përvetësimin e qytetërimit të lashtë të pellazgëve hyjnorë , e përvetësuan Aleksandrin e Madh. Na e morën Betejën e Kosovës. Tentuan të tjetërsojnë figurën e Gjergj Kastriotit – kryeheroit tonë – duke na paraqitur armiqtë si çlirimtarë. Na i uzurpuan kishat, manastiret, na imponuan besime me dhunë, na vranë, na dëbuan, na mohuan”, dhe në mes të tjerash Prof. Shaljani.
Poashtu në këtë simpozium , me kumtesa të tyre janë paraqitur edhe historian të tjerë si Prof.Bedri Muhadri, Prof.Hamdi Thaçi dhe të tjerë/Informim.net

