Çitaku: Kosova në kolaps energjetik, politikë të jashtme e në Kuvend – për LVV-në kjo nuk ka rëndësi   

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reagua pas thirrjes urgjente për kursim, nga KESCO ku thuhet se nesër do të ketë mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku tha se kolapsi në energji, ekonomi dhe në politikën e jashtme nuk ka rëndësi për LVV-në.

banner

Ajo vlerëson se pushteti për LVV-në nuk është mjet për tu shërbyer qytetarëve por është qëllim në vetvete.

“Kollaps në energji. Kollaps në ekonomi. Kollaps në politikën e jashtme. Kollaps në Kuvend. Por për LVV-në kjo nuk ka rëndësi. Sepse për ta, pushteti nuk është mjet për tu shërbyer qytetarëve, është qëllim në vetvete. Dhe për këtë qëllim, janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka tjetër“, ka shkruar Çitaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy