KESCO i bie alarmit rreth kolapsit të KEK-ut: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni! – Shtrohet pyetja me çfarë kostoje?!

by informim peje

KESCO ka paralajmëruar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike, duke njoftuar se që nga nesër dhe në ditët në vijim, Kosova mund të detyrohet të mbulojë të gjithë konsumatorët vetëm përmes importit.

Sipas njoftimit zyrtar, situata po paraqet sfida të mëdha logjistike dhe financiare, për shkak të kostove të larta të energjisë në tregjet ndërkombëtare. KESCO thekson se po angazhohet maksimalisht për të siguruar qëndrueshmëri në furnizim, por paralajmëron se kapacitetet janë të kufizuara.

banner

“Në rastin më ekstrem, e gjithë sasia e energjisë për konsumatorët do të duhet të importohet. Kjo është një barrë e rëndë për sistemin, si në aspektin teknik ashtu edhe financiar,” thuhet në deklaratën e kompanisë.

Për të zbutur ndikimin e kësaj krize të mundshme energjetike, KESCO i bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të ndërmarrin masa të menjëhershme për kursimin e energjisë elektrike.

“Çdo kilovat-orë e kursyer ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit dhe në zvogëlimin e kostove që përndryshe do të bien mbi të gjithë ne,” thuhet më tej.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy