RTK: Serbia i merr mjetet nga Plani i Rritjes, Kosova mbetet e vetmja në rajon që s’i mori në mungesë të institucioneve

by Nexhat

Komisioni Evropian i ka transferuar Serbisë mjetet e parafinancimit nga Plani Evropian i Rritjes. Në këtë mënyrë, Kosova mbetet i vetmi shtet i rajonit që ende nuk ka përfituar nga kjo pako, raporton RTK.

Pa konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisë së re në vend, nuk mund të përmbyllen procedurat e domosdoshme që Kosova të nisë të përfitojë financiarisht nga ky plan.

banner

Përveç procesit reformues që vlen për secilin shtet të rajonit, Kosova dhe Serbia kanë edhe një kusht shtesë që i referohet qasjes konstruktive të palëve në dialog.

Serbia kishte deponuar vitin e kaluar, me shkrim, pranë Komisionit Evropian, konfirmimin se mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Ohrit – diçka që e kishte kontestuar, po ashtu me shkrim, dy vite më parë.

Ky konfirmim ishte i domosdoshëm për të vërtetuar se Serbia, në të vërtetë, ka një qasje konstruktive ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. I njëjti vlerësim pozitiv vlen edhe për Kosovën.

Edhe pse Serbia i kishte përfunduar më herët procedurat e nevojshme për të marrë mjetet nga Plani i Rritjes, pagesa e parë ishte shtyrë për shkak të problemeve të brendshme në këtë shtet.

Situata u përkeqësua kur presidenti serb vizitoi Moskën, duke injoruar vërejtjet e Brukselit. Këto zhvillime ishin ndër arsyet për shtyrjen e dërgimit të pagesës së parë, duke u pritur ulja e tensioneve në mënyrë që të mos krijohej përshtypja se po shpërblehej lidershipi serb për kultivimin e marrëdhënieve me Moskën zyrtare./RTK/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy