Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me situatën e energjisë në vend, duke thënë se kolapsin energjetik e ka sjell ‘‘paaftësia, mungesa e vizionit dhe keqpërdorimi i qindra milionave euro nga zyrtarët’’ e Lëvizjes Vetëvendosje,
Ai ka deklaruar se qeverisja e VV-së, për pesë vite me radhë, ka qenë ilustrim klasik i kapjes së shtetit dhe dështimit të thellë institucional në sektorin e energjisë.
Tahiri në postimin e tij të bërë në Facebook, ka përmendur çështje si punësim masiv i aktivistëve partiakë në pozita kyçe në KEK, kurdisje tenderësh për qindra miliona euro e emërime të zyrtarëve politikë në KEK.
‘‘Ky është rezultati i një qeverisjeje që energjinë e trajtoi si pronë partiake dhe burim përfitimesh të paligjshme. Kostoja e këtij keqmenaxhimi po paguhet rëndë nga qytetarët dhe ekonomia e vendit’’, ka shkruar ai mes tjerash.
3️⃣ Emërimi i zyrtarëve politikë në krye të KEK-ut, përfshirë të arrestuarin Nagip Krasniqi, si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të “kapelës së zezë” Dejona Mihali – për të betonuar kontrollin e partisë mbi energjinë.
4️⃣ Shitblerje të dyshimta të energjisë elektrike, të menaxhuara nga zyra ku është punësuar vëllai i Kryeministrit në largim – një konflikt interesi që sfidon çdo standard etik e ligjor.
5️⃣ Rritje drastike të tarifave për qytetarët – me mbi 127% më shumë për çdo familje që paguan faturën mujore të energjisë.
6️⃣ Shtrejtim ekstrem për sektorin privat – me mbi 270% rritje për mbi 1,300 biznese, të cilat mbajnë gjallë më shumë se 150 mijë vende pune në vend.
7️⃣ Bllokimi i investimeve strategjike amerikane, përfshirë projektin e termocentralit “Kosova e Re” dhe gazpërçuesin amerikan – duke dëmtuar rëndë të ardhmen energjetike të Kosovës dhe partneritetin me SHBA-në.
Ky është rezultati i një qeverisjeje që energjinë e trajtoi si pronë partiake dhe burim përfitimesh të paligjshme. Kostoja e këtij keqmenaxhimi po paguhet rëndë nga qytetarët dhe ekonomia e vendit.

