Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të: Izraeli duhet të…

by Nexhat

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të tyre evropianë në një takim në Gjenevë të Zvicrës, sipas raportimeve nga CNN

Sipas një zyrtari perëndimor me njohuri mbi bisedimet, zyrtarët iranianë thanë se nuk do të takoheshin me një delegacion amerikan për bisedime të drejtpërdrejta ndërsa Izraeli po bombardon vendin e tyre

banner

Edhe pse zyrtarëve iu tha se SHBA-të nuk kanë domosdoshmërisht autoritetin për të ndaluar veprimin ushtarak të Izraelit, përfaqësuesit evropianë thanë se do ta përcillnin mesazhin, tha zyrtari perëndimor për CNN.

Nga ana tjetër, zyrtarët iranianë thanë se do t’i pyesnin udhëheqjes së tyre nëse do të merrej në konsideratë edhe ndërprerja e sulmeve të Iranit ndaj Izraelit, shtoi burimi. Nëse të dyja këto gjëra do të ndodhnin – dhe sulmet nga Irani dhe Izraeli do të ndërpriteshin – mund të kishte bisedime të drejtpërdrejta me amerikanët, tha zyrtari

SHBA-të përcollën një mesazh shumë të drejtpërdrejtë se pranimi i Iranit për të mos pasuruar uranium do të ishte një pjesë thelbësore e çdo bisedimesh të drejtpërdrejta, shtoi zyrtari

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy