A do ta fitojnë skudardat e Amerikës së Jugut Kupen e Botës për Klube? Flamengo dhe Botafogo premtojnë shumë!

by engel

Trajneri i Flamengos, Filipe Luis, beson fuqishëm se një skuadër nga Amerika e Jugut mund ta fitojë Kupën e Botës për Klube, pas një fillimi mbresëlënës nga klubet braziliane dhe argjentinase në formatin e ri me 32 skuadra.

Pas fitores befasuese të Botafogos 1-0 ndaj PSG-së, edhe Flamengos që përmbysi rezultatin kundër Chelseat, duke triumfuar 3-1 dhe duke dëshmuar forcën e futbollit brazilian në nivel ndërkombëtar, mundësia që një skuadër e Amerikës Jugore të fitojë Kupen e Botës për Klube është shumë e madhe.

banner

Në këtë edicion, po marrin pjesë gjashtë ekipe nga Amerika e Jugut: katër nga Brazili (Palmeiras, Botafogo, Flamengo, Fluminense) dhe dy nga Argjentina (Boca Juniors dhe River Plate).

Deri para humbjes së Bocës ndaj Bayern Munich, asnjë nga këto skuadra nuk kishte pësuar humbje, ndërsa Palmeiras, Botafogo, Flamengo dhe River Plate po kryesojnë grupet e tyre.

Me gjashtë fitore në dhjetë ndeshje, klubet amerikanojugore po sfidojnë perceptimin tradicional të dominimit europian. Trajneri Luis u shpreh: “Kjo është futboll – gjithçka është e mundur. S’do të habitesha nëse një ekip nga Amerika e Jugut fiton”, thotë trajneri Felipe Luis.

Skuadrat europiane hynë në këtë turne pas një sezoni të gjatë dhe rraskapitës, ndërsa klubet nga Amerika e Jugut janë në kulmin e formës. Kushtet klimatike në SHBA gjithashtu po i favorizojnë këto të fundit. “Jemi mësuar me ndryshime – fushat, lartësitë, motin. Dimë si të përshtatemi,” tha Luis.

Flamengo e përmbysi Chelsean falë golave të Bruno Henrique, Danilo dhe ëallace Yan. Futbollistët si Jorginho, i rikthyer nga Evropa, dhe entuziazmi i tifozëve, krijuan një atmosferë unike. “Ishim të bindur – detajet vendosin ndeshjet e mëdha,” tha mesfushori brazilian.

Në anën tjetër, Botafogo, kampion i Copa Libertadores 2024, mposhti kampionët e Evropës PSG. Golashënuesi Igor Jesus, që hoqi dorë nga një transferim në Angli për të marrë pjesë në këtë turne, deklaroi: “Bëra zgjedhjen e duhur duke qëndruar te Botafogo.”

Trajneri i Botafogos, Renato Paiva, theksoi filozofinë që udhëhoqi suksesin: “Të sulmojmë bashkë, të mbrohemi bashkë. Ky është triumf për të gjithë trajnerët dhe lojtarët brazilianë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy