Çitaku akuzon Kurtin për bllokadën politike: “Kosova është buzë kolapsit”

by engel

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me tone të ashpra pas dështimit të 35-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e akuzuar drejtpërdrejt Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti, për bllokimin e proceseve institucionale.

Në një deklaratë për media, Çitaku tha se “për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja më e madhe se Kosova dhe ambicia më e madhe se demokracia”.

banner

Ajo paralajmëroi se vendi po shkon drejt një kolapsi institucional dhe ekonomik, nëse nuk merren masa urgjente për të zhbllokuar situatën.

“Presim nga VV-ja që të reflektojë. Kosova është buzë kolapsit, çdo ditë kemi lajme për dëm të pariparueshëm që kjo situatë po i shkakton ekonomisë.

Dje pamë lajme të frikshme për krizë në sektorin e energjisë. Mjaft është mjaft,” theksoi ajo.

Çitaku i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të heqë dorë nga, siç e quajti ajo, “lojërat politike” dhe të vendosë interesin e qytetarëve mbi kalkulimet partiake.

Ajo shtoi se bllokada e vazhdueshme po minon besimin e qytetarëve në demokraci dhe po dëmton rëndë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy