Erdoğan takohet me Ministrin Iranian: Bën thirrje për rifillimin e bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe SHBA-së

by engel

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar të shtunën se rifillimi i bisedimeve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbi programin bërthamor iranian është e vetmja rrugë për të gjetur një zgjidhje për përplasjet aktuale dhe tensionet me Izraelin.

Deklarata e tij u bë gjatë takimit me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) që po mbahet në Stamboll.

banner

Sipas njoftimit të presidencës turke, Erdoğan theksoi se rajoni nuk mund të përballojë një tjetër konflikt të përmasave të mëdha dhe se diplomacia duhet të rikthehet në plan të parë.

Ai shtoi se Izraeli duhet ndalur menjëherë dhe se Turqia është e gatshme të luajë një rol ndërmjetësues për të lehtësuar rifillimin e dialogut mes Teheranit dhe Uashingtonit.

“Duhet të merren hapa sa më parë për të hapur një kanal diplomatik si në nivel teknik ashtu edhe në atë të udhëheqësve,” thuhet në deklaratën e zyrës së tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy