Erdogan thërret vendet muslimane: Të veprojmë kundër Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar

by jonzefaj

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, tha të shtunën se sulmet e Izraelit ndaj Iranit, pak para një raundi të ri bisedimesh bërthamore me Shtetet e Bashkuara, synonin të sabotonin negociatat dhe tregonin se Izraeli nuk donte t’i zgjidhte çështjet përmes diplomacisë.

Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll, Erdogan u bëri thirrje vendeve me ndikim mbi Izraelin të mos e dëgjojnë “helmin” e tij dhe të kërkojnë një zgjidhje për luftimet përmes dialogut pa lejuar një konflikt më të gjerë.

banner

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve myslimane të shtojnë përpjekjet e tyre për të vendosur masa ndëshkuese kundër Izraelit në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave të Kombeve të Bashkuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy