Në një sfidë emocionuese të zhvilluar në Seattle, Interi arriti të përmbysë Urawa Reds me rezultat 2-1, duke siguruar një kualifikim dramatik në minutat e fundit të ndeshjes.
Japonezët befasuan që në start, në minutën e 10′, kur Ryoma Watanabe realizoi golin e avantazhit pas një aksioni të shpejtë në krahun e djathtë, duke shtangur mbrojtjen italiane.
Pavarësisht dominimit në posedim, zikaltrit nuk arritën të ishin të rrezikshëm gjatë pjesës së parë, e cila u mbyll me epërsinë e Urawa Reds.
Gjithsesi, në pjesën e dytë, Interi tregoi forcën e hierarkisë dhe përvojës. Kapiteni Lautaro Martínez u rikthye në skenë në minutën 78′ me një gol spektakolar – një piruetë e befasishme që solli barazimin dhe ndezi shpresat për një rikthim të madh.
Minutat vendimtare sollën heroin e ri të Interit: argjentinasi i ri Valentin Carboni, në minutën e 90′ përfitoi nga një top i kthyer në zonën e rreptësisë dhe e dërgoi në rrjetë për të vulosur përmbysjen dhe eliminimin e skuadrës japoneze.
Inter vazhdon tutje me shpresen për kualifikim për në fazen tjetër pas ndeshjes me River Plate, ndërsa Urawa Reds përshëndetet me turneun pas një paraqitjeje dinjitoze por fatkeqe në fund.