Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizitë zyrtare në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri në SHBA

by engel

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka përmbyllur me sukses vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një takim të rëndësishëm në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC) në Ft. Johnson të shtetit Louisiana.

Gjatë kësaj vizite, Gjeneral Jashari u prit nga Komandanti i JRTC-së, Gjeneral Brigade Jason A. Curl, me të cilin diskutoi për avancimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimit ushtarak dhe gatishmërisë operacionale.

banner

Gjeneral Curl e njoftoi Komandantin e FSK-së për suksesin dhe përkushtimin e pjesëtarëve kosovarë që po marrin pjesë në rotacionin stërvitor 25-08, të cilët, sipas vlerësimeve të stafit amerikan, kanë shfaqur performancë të shkëlqyer dhe profesionalizëm të lartë krahas forcave partnere amerikane.

Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Curl për kontributin e JRTC-së në përgatitjen dhe ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

Ai gjithashtu vlerësoi lart standardet dhe mundësitë që ofron kjo qendër për zhvillimin e trajnimeve të avancuara dhe përgatitjen për dislokime ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Ft. Johnson, Komandanti i FSK-së vizitoi gjithashtu poligonet stërvitore dhe hapësirat e specializuara të qendrës, duke u njohur nga afër me teknologjitë dhe metodologjitë moderne të trajnimit që përdoren nga ushtria amerikane.

Kjo vizitë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke konfirmuar përkushtimin e FSK-së për të avancuar drejt standardeve të NATO-s.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy