KESCO importon energji nga Serbia për të plotësuar kërkesat komsumatorëve në Kosovë

by engel

Deri në orët e pasdites së së shtunës, Kosova ka importuar mbi 59% të energjisë elektrike nga Serbia për të mbuluar kërkesat vendore, për shkak të kufizimeve të prodhimit të brendshëm nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Sipas platformës “Electricity Maps”, në total janë importuar 361 megavat nga Serbia deri në orën 17:00, ndërkohë që 21.8% e furnizimit është mbuluar nga importi nga Mali i Zi.

banner

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë (KESCO) ka njoftuar se aktualisht vetëm një njësi e KEK-ut është në funksion, duke e bërë të domosdoshëm importin për të siguruar furnizimin stabil të konsumatorëve.

Megjithëse KESCO kishte paralajmëruar import të shtuar për shkak të ndërprerjeve në KEK, vetë korporata ka sqaruar se rënia e kapaciteteve është pasojë e defekteve teknike të paplanifikuara në njësitë e termocentraleve Kosova A dhe B.

Kjo situatë e ndjeshme ka shtuar debatet mbi qëndrueshmërinë e sistemit energjetik dhe nevojën për investime afatgjata në infrastrukturë dhe burime alternative.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy