Kupa e Botës për Klube 2025: A po zbehet dominimi i futbollit evropian ndaj klubeve të kontinenteve tjera?

by engel

Futbolli europian, që prej fillimit të shekullit XXI, ka qenë standardi i pashmangshëm i cilësisë, fuqisë financiare dhe prestigjit.

Dominimi i tij reflektohej në çmimet e larta të lojtarëve, migrimin e talenteve nga Amerika Latine dhe Afrika, si dhe në dominimin absolut në turne të rëndësishëm si Liga e Kampionëve dhe Kupa e Botës për Klube.

banner

Por në versionin e zgjeruar të Kupës së Botës për Klube 2025, ky status duket se po sfidohet.

Në gjashtë përballje deri më tani me skuadra nga Amerika e Jugut, klubet europiane kanë pësuar dy humbje, tre barazime dhe kanë arritur vetëm një fitore – falë Bayernit ndaj Boca Juniors.

Për më tepër, ata kanë humbur pikë ndaj klubeve nga Arabia Saudite, MLS dhe Liga MX, çka ka ngritur një valë diskutimesh: A është mbivlerësuar realisht futbolli europian?

Përballjet si Flamengo 3-1 Chelsea, Fluminense 0-0 Borussia Dortmund apo Al Hilal 1-1 Real Madrid, kanë treguar se diferenca në fushë nuk është aq e thellë sa mendohet.

Ndërkohë, Botafogo mposhti PSG, dhe Monterrey ndali Interin, duke thelluar dilemat.

Siç e përmendi edhe Harry Kane pas fitores me vështirësi të Bayernit ndaj Boca Juniors: “Ishte një ndeshje e vështirë.” Shoku i tij i ekipit, Konrad Laimer, shtoi: “Ata janë ekipe të mira gjithashtu. Futbolli është futboll.”

Klubet evropiane gjëjnë arsyetime të ndryshme, ata thonë se janë disa faktorë që duhen marrë në konsideratë:

  • Stina e kampionatit bie në fund të një sezoni 10-mujor për europianët, ndërsa ekipet amerikano-jugore janë në mes të sezonit, në kulmin e formës.
  • Kushtet klimaterike, si vapës ekstreme në SHBA, kanë goditur rëndë skuadrat e vjetra.
  • Udhëtimet e gjata dhe ndryshimi i orareve kanë ndikuar në përgatitjen dhe përqendrimin.
  • Motivimi duket më i lartë te skuadrat amerikano-jugore, për të cilat ky turne ka një rëndësi historike e emocionale më të fortë se për ekipet europiane, të përqendruara te Champions League.

Ndërsa tifozët europianë kanë munguar në shkallët e stadiumeve, mbështetësit nga Amerika Latine e Afrika e Veriut kanë krijuar atmosferë elektrizuese me flamuj, kore dhe energji të pandërprerë. Vincent Kompany tha: “Kemi qenë pjesë e momenteve të mëdha, por kjo ishte diçka ndryshe.”

Megjithatë, diferenca cilësore e klubeve evropiane ekziston ende – Bayern dominoi ndaj Boca Juniors, ndryshe nga Porto, që u dorëzua lehtë. Por niveli global i futbollit po ngrihet, dhe Europa nuk është më aq e paprekshme.

Kupa e Botës për Klube 2025 po vërteton se futbolli po bëhet më i barabartë, dhe surprizat nuk janë më përjashtime, por pjesë e realitetit të ri konkurrues.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy